Disa pamje drithëruese që vijnë nga Siria, kanë përlotur botën, ku tregojnë një vajzë 8-vjecare e nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë së saj, teksa ndodhet në spital e mbuluar nga gjaku, dhë gjatë gjithë kohës ajo qan dhe kërkon për babain e saj. Fatmirësisht Aya bashkohet me familjen e saj dhe tani ata janë duke kërkuar për një vend për të qëndruar, sepse shtëpia e tyre u shkatërrua nga një sulmi ajror.



