Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj tha sot se bllokimi i fluturimeve nga Albcontrol i ka shkaktuar dëm serioz imazhit të Shqipërisë. Në një lidhje Skype për MCN TV, Xhafaj tha se jemi në një situatë krize, por siç u shpreh ai kjo krizë është duke u zgjidhur.
“Përpos se kush janë kontrollorët e rinj, funksionet e aeroportit janë kryer deri në një masë dhe do të kthehet shërbimi i qytetarëve. Ajo që ka ndodhur dje është një gjendje e jashtëzakonshme dhe e shkaktuar me kast”, tha Xhafaj.
Intervista e Etjen Xhafajt për MCN TV:
Aktualisht që flasim, janë rihapur fluturimet urgjente. Cilët kontrollorë po e kryejnë këtë proces?
Xhafaj: Kontrollorët janë ata të cilët po kyejnë këtë proces. Ka marrëveshje ekzistente të mëparshme për bashkëpunimin mes tyre në rast se do të kenë nevojë. Jemi në një situatë krize të krijuar. Kontrollorët që janë aty janë me aftësitë më të mira, të certifikuar nga organizma ndërkombëtar, përndryshe nuk do të kishte fluturime. Ajo që dua të them është se jemi duke zgjidhur një krizë politike të krijuar nga disa faktorë që kanë luajtur keq. Ne jemi shumë të kujdesshëm dhe ndaj edhe ministrja Balluku foli sot për një zgjidhje për të rikthyer fluturimin normal të fluturimeve. Përpos se kush janë kontrollorët e rinj, funksionet e aeroportit janë kryer deri në një masë dhe do të kthehet shërbimi I qytetarëve. Ajo që ka ndodhur dje është një gjendje e jashtëzakonshme dhe e shkaktuar me kast.
A duhet një ligj për Albcontrol? A duhet një fond i posaçëm rezervë që mund të përdoret në këto situata?
Xhafaj: Unë besoj që ne mund të bëjmë një dallim shumë të thjeshtë mes paketave të ndihmës dhe pagave të luftës. Besoj që dështimi apo stresi I krijuar si pasojë e pagës është në fakt problemi kryesor. Ka shumë sektorë që në fakt janë të vijës së parë dhe marrin paga shumë më të ulëta, nëse ata do të tërhiqeshin ne do të kishim një katastrofë. Kjo është bërë ka krijuar një dëm serioz për imazhin e Shqipërisë. Kjo është situatë e papranueshme. Ligji është konform BE, gjetja e teknikaliteteve nëse do të ndodhë një pandemi tjetër është diçka që mund të diskutohet. Problemi lidhur me rastin ka të bëjë me sigurinë kombëtare, është shërbim publik. Kjo është çështja kryesore, nuk mund të mbahet peng shteti.



