
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur dje në uzinën e armëve në Gramsh, duke theksuar se SHBA qëndron në krah të aleatit të saj, Shqipërisë.
Kim deklaron se ka biseduar mbi ngjarjen me ministrin Peleshi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe ministrin Peleshi.
Në postimin e ambasadores në "Twitter" thuhet:
Bisedova me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Kingjin, për t’iu uruar shërim të shpejtë 2 ushtarëve të plagosur mbrëmë gjatë mbrojtjes së objektit ushtarak. Ne qëndrojmë krah aleatin tonë ndërsa autoritetet hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit”.
Më herët ministri Peleshi u shpreh se po mendohet rivendosja në punë e uzinave të armëve, ndërsa bëri me dije se tre shtetasit e huaj, dy rusë dhe një ukrainas, kanë qenë nën vëzhgim.



