Berisha merret i pandehur, dosja "Partizani" kalon për gjykim

Berisha merret i pandehur, dosja "Partizani" kalon për gjykim

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, duke kaluar për gjykim dosjen “Partizani”, për të cilën ka qenë nën hetim kreu i PD Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. 

Dosja ka qëndruar për 7 muaj në seancë paraprake.

Të akuzuar në lidhje me këtë dosje janë Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Më 13 maj, GJKKO rrëzoi kërkesën e palës mbrotjëse për përjashtimin e gjyqtares Floreja Davidhi nga dosja.

Akuza janë hedhur vazhdimisht edhe ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas Berishës rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh.

Berisha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. 

Malltezi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Biznesmeni Fatmir Bektashi është i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë" dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Xhimi Begeja është i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, ndërsa noterja Andia Pustina është e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy