
SHBA shpreson të shohë çarmatimin e madh bërthamor nga Koreja e Veriut deri në fund të vitit 2020, thotë Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.
Komentet e tij vijnë një ditë pas një takimi të pashembullt midis Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në Singapor.
Ata arritën një marrëveshje të shkurtër për të "punuar drejt denuklearizimit të plotë të gadishullit Korean".
Pompeo theksoi se “çarmatimi bërthamor i Koresë së Veriut mund të bëhet në dy vite e gjysmë”.
Ai garantoi gjithashtu para gazetarëve se denuklearizimi i plotë i gadishullit korean, në favor të të cilit u angazhua të martën Kim Jong Un gjatë samitit të tij me presidentin amerikan, prfshin de facto karakterin e tij të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm, sikurse e kërkon SHBA-ja,
Por dokumenti është kritikuar për mungesë të detajeve se kur dhe si Pyongyang do të heqë dorë nga armët e tij.
Duke folur në Korenë e Jugut, ku diskutoi rezultatin e samitit, Sekretari Pompeo tha se ende kishte "punë shumë të madhe për të bërë" me Korenë e Veriut.
Por ai shtoi: "Çarmatimi i madh ... Ne shpresojmë që ne mund ta arrijmë këtë në dy vjet e gjysmë".
Ai tha se ishte i bindur se Pheniani e kuptonte nevojën për verifikim të thellë se po demontonte programin e tij bërthamor.



