Shtimi i vetëvrasjeve, Bregu: Kemi probleme me moralin dhe dinjitetin e shoqërisë, të ndryshohet ligji (VIDEO)

Shtimi i vetëvrasjeve, Bregu: Kemi probleme me moralin dhe dinjitetin e shoqërisë, të ndryshohet ligji (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu në MCN Live ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë ku një 27-vjecare i dha fund jetës pas publikimit të fotove intime të saj në rrjetin social TikTok.

Ai tha se shkaktimi i vetëvrasjeve lidhet me afërsinë familjare dhe se ndërhyrja në jetën private dënohet me gjobë. Sipas tij, duhet të ndryshohet ligji pasi nuk duhet të shpëtosh nga burgu edhe nëse ke probleme me shëndetin mendor.

Kanë mënyrën e tyre të ndjekjes së mënyrës se si e kryen një vrasje. Mirëpo jemi në momentin kyç për të folur sepse në kuvend po diskutohet për ndryshimet e kodit penal dhe media duhet të ndikojë pafundësisht që mënyra të ndryshojë qoftë dhe për shkaktimin e vetëvrasjes e cila lidhet me afërsinë familjare.

Ndërhyrja në jetën private ne e kemi me gjobë pra ti mund ta marrësh dhe sikur të jesh i pasur mund të hedhësh fotot e çdokujt paguan një gjobë dhe me kaq mbaroi. Në rastin konkret fenomeni po përhapet me shpejtësi. Deri tani kemi folur për të mbyllur rrjetet sociale, por dje pashë një kronikë që vinte nga Franca ku thuhej se është e pamundur të mbyllen rrjetet sociale por do tentojmë ta frenojmë.

Tani ajo që ne kemi në dorë është ndryshimi i ligjit. Po bëjmë një super burg në Lezhë në Shënkoll pikërisht për këta persona dhe si të rrijë atje dhe të mbushet me qetësues kur të dali nuk do dijë çfarë është tiktok dhe jo më ta përdori.

Më tej ai shtoi se nëse Altin Çoku vërtet i ka ato probleme me shëndetin mendor hiqet nga qarkullimi dhe qarkullimi thotë ti duhet të shkosh në një spital burg të qëndrosh atje pa internet dhe do ti vijë mendja fiks atje ku duhet. Sipas Bregut problemi i shoqërisë sonë është ai me moralin dhe dinjitetin

Ne jemi te pika çfarë në fakt ky rrezikon me anë të ligjit dhe me këto kushte ky rrezikon 1-2 vite burg, për ndërhyrje në jetën private vetëm gjobë, për shkaktimin e vetëvrasjes mund të jetë pak e vështirë për ta verifikuar dhe vetëm Shenkoll i vjen në ndihmë.

Po të shohim një proces në SHBA një njeri vret dikë tjetër dhe në Shqipëri ka vetëm një akuzë vrasje me paramendim , në Amerikë ka gjithmonë 15 akuza dhe për një vrasje sepse ai mendon për të gjitha shkeljet që ke bërë dhe si e ke ndërtuar vrasjen, ndërsa këtu shkohet direkt te akti final. Dhe këtij bashkë mund ti bëhen një numër i lartë akuzash dhe kur ato bëhen 7-8 i japin atij një dënim dhe ai mund të jetë 3-5 vjet se si e shoh unë ligjin aktual, prandaj duhet të bërtasim për ta ndryshuar ligjin.

Tani çfarë kemi problem në Shqipëri moralin dhe dinjitetin e shoqërisë dhe këtu duhet të ndërhyhet për të ndryshuar kodin në Shqipëri. Ne kemi probleme me moralin dhe dinjitetin e shoqërisë, të veprojmë atëherë. Thelbi është jo pse viktima u ngatërrua me këtë, por ku e gjen ai të drejtën për të cënuar jetën e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy