Komisioni i Reformës Zgjedhore ka zhvilluar sot mbledhjen e parë. Mbledhja vjen pasi deputetët e Kuvendit kanë bashkuar votat për të votuar me konsensus përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Komisioni përbëhet nga 18 anëtarë, 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita. Bashkëkryetarë janë Bledi Çuçi nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD.
Kreu i Kuvendit tha se zgjedhjet janë me rëndësi për cilësinë e demokracisë dhe komisioni do mbështetet në rekomandimet e OSBE-ODHIR.
“Komisioni do mbështetet në rekomandimet e OSBE-ODHIR. Të vijojë fryma e bashkëpunimit dhe konsensusit”, tha Ruçi.
Ndërkohë Bylykbashi u shpreh se duhet vullnet politik për reformën dhe sipas tij rekomandimi prioritar i OSBE është çështja e shitblerjes së votës. Ai kërkoi realizimin e votimit dhe numërimin elektronik.
“Vullneti politik është themeli për reformën. Raporti tregon se si u fituan zgjedhjet e kaluara.
Rekomandimi prioritar i OSBE është çështja e shitblerjes së votës. Të realizohet votimi e numërimi elektronik. Votimi me postë i emigrantëve është qesharak”, tha Bylykbashi.



