Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e sheh si nisjen e fushatës elektorale jashtë Shqipërisë takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët në Nju-Jork.

E shoh një fushatë elektorale që tashmë ka filluar, por në dallim nga të tjerat po zhvillohet edhe në qendrat kryesore të diasporës për të kërkuar votën e qytetarëve me origjinë shqiptare që banojnë atje. Është normale nëse këta qytetarë respektojnë pluralizmin, që kanë bindjet e tyre. Është një jetë politike normale që është transferuar nga Tirana në qytete të ndryshme të botës.

Milo tha ambasadorët duhet të distancohen nga përfshirja në aktivitete të kësaj natyre.

Ambasadori i ka për detyrë ta shoqërojë kryeministrin, por nuk duhet të hyjë brenda në sallën ku bëhet takimi elektoral. Ky do të ishte gabim. Por që ta shoqërojë deri në prag të derës, kjo është normale. Por nuk duhet të marrë pjesë në një takim politik.

Milo komentoi edhe zhvillimet e kësaj jave në raportet e politikës me drejtësinë.

Kryeministri e ndien dhembjen që shkakton drejtësia në raport me përfaqësues të PS dhe ish-ministra. Fakti që ka ish-deputetë. Ish-ministra dhe ish kryetarë bashkish, kjo nuk e nderon PS, por e ngarkon me përgjegjësi.