Rama shpjegon ndërprerjen e sinjalit nga TVSH: Ka ardhur koha që…

Rama shpjegon ndërprerjen e sinjalit nga TVSH: Ka ardhur koha që…

Vendimi i TVSH-së për t’u ndërprerë sinjalin e transmetimit të seancave plenare live në Kuvend televizioneve të tjera, ka sjellë reagime të menjëhershme.

Ka qenë fillimisht ish-kryeministri Berisha, i cili e cilësoi këtë veprim një atentat ndaj fjalës së lirë. Pas zhbllokimit të situatës dhe rikthimit të sinjalit, kryeministri Rama ka shpjeguar vendimin.

“Sapo kemi asistuar në një tjetër mbytje të opozitës në një lugë ujë dhe duke pritur që dhe duke pritur që ajo të nxjerr kokën në sipërfaqe të ujit të lugës, unë dua që të bëjë një shpjegim të shkurtër me këtë situatë absurde. Është koha që të dimë se si funksionin mënyra e parlamentit për dhënien e sinjalit televiziv të ndryshojë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha që ka ardhur koha që Kuvendit të ketë shërbim të vetin për transmetim dhe regji televizive dhe jo më 25 kamera.

“Si në çdo vend normal dhe shtet demokratik ku në çdo parlament demokratik ky shërbim jepet nga ekrani i Kuvendit qoftë për seancat plenare qftë për komisionit është koha që kjo të bëhet edhe në Shqipëri. Si në çdo vend tjetër nuk mund të ketë 25 kamera në sallën e Kuvendit, nuk është nevoja për gjithë këto shpenzime, mjafton një regji televizive e kuvendit dhe kjo ua jep aksesin të gjithë atyre që kanë dëshirë ta transmetojnë të plotë, të pjesshëm, 3 minuta çdo veprimtari të Kuvendit”, deklaroi Rama.

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, TVSH-ja vendosi të ndërpriste sinjalin për televizionet e tjera, pasi ata duhet të paguanin një tarifë. Por pas reagimeve të ashpra të opozitës, TVSH u tërhoq nga vendimi, ndërsa lejoi marrjen e sinjalit edhe nga televizionet e tjera, ashtu si në çdo seancë plenare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy