Ditët e fundit, në rrjet qarkulloi një video, në të cilën presidenti amerikan dhe Zonja e Parë shfaqen në një moment tensioni. Gjatë vizitës në Izrael, kamerat kapën momentin kur Trump u përpoq të kapte të shoqen nga dora, por kjo refuzoi në mënyrë të prerë.
Vëzhguesit e vëmendshëm të sjelljes së çiftit presidencial kanë kapur të njëjtin gjest në momentin e mbërritjes në Romë. Sapo Trump përpiqet ta kapë nga dora, Melania e largon atë menjëherë dhe bën sikur rregullon flokët.
Çfarë po ndodh mes presidentit të SHBA-ve dhe Zonjës së Parë? Ekspertët e gjuhës së trupit thonë se këto nuk janë shenja të mira për marrëdhënien e tyre larg objektivave të fotografëve.



