Protesta kundër Ramës në Itali, Mehdini: Nesër marshim në Milano, partitë na kanë përdorur vetëm për vota

Protesta kundër Ramës në Itali, Mehdini: Nesër marshim në Milano, partitë na kanë përdorur vetëm për vota

Diaspora shqiptare në Itali do të ngrihet nesër në protestë, në Milano, Itali në mbështetje të protestave që po zhvillohen aktualisht në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama. 

 

Lidhur me këtë protestë, aktivistja Suela Mehdini në një lidhje skype për MCN, ka zbardhur detaje nga ky organizimin, i cili pritet të bëjë bashkë një numër të madh qytetarësh si edhe eurodeputetë.

 

Sipas Mehdinit, marshimi do të zgjasë rreth një orë dhe do të kulmojë me një tubim në Piazza Cairoli, në Milano ku do të mbahen edhe fjalime.

 

Do të bëjmë marshim nesër në Milano. Do të ketë pjesëmarrje edhe të eurodeputetëve dhe do të ketë një numër të madh të qytetarëve të diasporës. Është në mbështetje të protestës që po bëhet në Tiranë. Ne kemi qenë shumë aktivë si diasporë, edhe në muajin gusht kemi qenë aktivë edhe pse Milano në gusht është bosh duke qenë se shumica largohen me pushime.

 

Do të bëjmë një marshim rreth një orë dhe do të qëndrojmë në Piazza Cairoli dhe aty do të mbahen edhe fjalime, do të ketë edhe pjesëmarrje të të rinjve. Nuk është hera e parë që protestojmë dhe kemi qenë në mbështetje të protestave të Tiranës.

 

Mehdini tha se diaspora është përdorur gjithmonë vetëm për interesa të ngushta partiake.

 

Po hyjmë tek muaji i katërt që po raportojmë për problemet e vendit. Përfshirja e diasporës, me aq sa ne kemi arritur të shohim, është se është përdorur vetëm për interesa të partive. Ata e kanë përdorur diasporën, kanë dashur votën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy