Partia Demokratike ka akuzuar edhe një herë tjetër Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj se farmacitë pranë qeverisë me ane të skemës së rimbursimit të ilaçeve në një vit u kanë vjedhur shqiptarëve 4 miliardë e 350 milionë lekë.
Me anë të deputetes demokrate, Albana Vokshi, PD beri të ditur se kjo skemë mashtrimi është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, dhe se dosja voluminoze e këtij mashtrimi ndodhet në Prokurori.



