Marrëveshja e Prespës, Tsipras dhe Zaev nominohen për Nobelin e Paqes

Marrëveshja e Prespës, Tsipras dhe Zaev nominohen për Nobelin e Paqes

Kryeministri grek dhe ai maqedonas janë nominuar për Nobelin e Paqes. Sipas Greek City Times, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev janë në garën për çmimin prestigjioz, falë nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

Nominimi i tyre për Nobelin e Paqes në vitin 2019 është bërë nga fituesja e çmimit Nobel për Paqe në 2015, Wided Bouchamaoui.

Marrëveshja, e nënshkruar në qershor 2018, riemërtoi ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë si Republika e Maqedonisë Veriore.

Bouchamaoui mendon se Marrëveshja e Prespës është modeli i një zgjidhjeje paqësore dhe konstruktive të çështjeve dypalëshe dhe dallimeve të mëdha midis vendeve fqinje dhe, e cila, si e tillë, mund të përdoret jo vetëm në Ballkan, por kudo në botë.

"Ratifikimi i marrëveshjes nga të dy vendet ka treguar se dialogu, energjia pozitive, mirësjellja dhe ndjenja e fqinjësisë së mirë janë vendimtare për zgjidhjen e çështjeve të hapura, pavarësisht nga presioni i nacionalistëve në të dy anët", tha sipërmarrësja tuniziane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy