
Kryedemokrati Sali Berisha në një tryezë me sindikatat deklaroi se punonjësit në Shqipëri janë më të pasigurtit në botë.
Berisha tha se në situatën dramatike në të cilën ndodhet sot Shqipëria, punonjësit, mësuesit, mjekët, minatorët, bizneset e vogla, të rinjtë, studentët, pensionistët, qytetarët me ndihmë ekonomike.
Sipas tij, është një situatë e pashoqe, e pashembullt në Europë dhe më gjerë.
Është një rrokullisje e madhe e gjendjes ekonomike, morale, në raport më dëshpërimin dhe pesimizmin, e mungesës së plotë të perspektivës me këtë qeveri, që siç jeni dëshmitarë vetë, nuk është gjë tjetër veç se një makineri gjigante mashtrimi ndaj qytetarëve shqiptarë, në çdo deklaratë, firmë, fjalë. Është një makineri gjigante vjedhje e grabitje të shqiptarëve, një plaçkitëse e pashembullt e fondeve publike, e pasurive kombëtare, dhe vjedhje e pashembullt direkt në xhepat e qytetarëve me çmimet.
Ju jeni sindikalist, por ju siguroj se nuk ka pasur regjim kolonial që të ketë shfrytëzuar një popull të kolonizuar, siç e shfrytëzon me egërsi, Edi Rama dhe qeveria e tij, popullin shqiptar. Ju jeni dëshmitarë dhe i njihni, se si pasuritë përrallore të shqiptarëve, të cilat bëhen miliarda euro, me vlerën e tyre janë shndërruar në një mallkim të vërtetë për qytetarët e këtij vendi.
Shfrytëzohen në mënyrë të egër nga klientela e qeverisë, kurse shqiptarët përfitojnë prej tyre, asgjë më shumë seç fitonin të kolonizuarit, nga fillimi i këtij shekulli nga shfrytëzimet e kompanive koloniale.
Ju jeni dëshmitarë se si rrogat mësuesve, mjekëve, infermierëve, të policëve, ushtarakëve, minatorëve, e sektorit privat, gjatë këtyre 9 viteve për shkak të mbi dyfishimit të çmimeve të produkteve bazë të jetesës, jo që nuk janë rritur, por sot të paktën 30 % më të ulëta se në vitin 2013. Ju jeni dëshmitarë se çfarë përçmimi, qëllimi përçmues mbahet sot ndaj punonjësve në këtë vend, ndaj rrogëtarëve të këtij vendi.
Çfarë satre e vërtetë qëndron mbi qafën e tyre me çmimet. Çfarë mashtrimesh të mëdha bëhen. Firma për sipërmarrje fantazmë që shkojnë në 420 milionë euro, vendosen palë, palë dhe ndërmarrjet nuk ekzistojnë askund. Asnjë incenerator nuk është, tani pas 5 vitesh.
Edhe i Elbasanit është jashtë funksionit. Janë me qindra punonjës që janë nxjerrë jashtë sistemeve me kritere strikte politike, jashtë çdo procedure dhe askund nuk gjejnë dot të drejtën e tyre.
Berisha vijoi duke thënë se ditën e sotme, një pedagog në Universitetin e Sporteve u shkarkua edhe pse Senati dhe Komisioni Etik voton kundër shkarkimit të tij, “rektori tiran zbaton urdhrin e Ramës dhe e nxjerr nga sistemi”.
Ai shtoi se raste të tilla janë me qindra dhe se nuk ka më të pasigurtë në botë se sa punonjësit në Shqipëri.
Kreu i selisë blu deklaroi ndër të tjera se pati sot takim me disa artistë, duke shtuar se ndaj tyre mbështetja mungon.
Ata që këndojnë këngën e tij tek një tunel i shpërblen me 23 milionë lekë kurse artistë të tjerë flaken rrugëve.



