Çoku: Rritje e ndjeshme e mendimeve vetëvrasëse te adoleshentët. Ka izolim social, komunikimi ka rënë

Çoku: Rritje e ndjeshme e mendimeve vetëvrasëse te adoleshentët. Ka izolim social, komunikimi ka rënë

Belioza Çoku, punonjëse sociale, duke folur në “Mcn Informacion” tha që ka një rritje të rasteve me mendimeve vetëvrasëse te fëmijët dhe adoleshentët, ku vetëm në 2024-ën janë shënuar 27 raste në linjën kombëtare të këshillimit.

Ajo thekson se brezi i ri ka një presion teknologjik dhe ka faktorë të tjerë që kanë rritur ndjeshëm izolimin social, ku ka rënë komunikimi. 

Pas Covid-19, shumë revista akademike po shikojnë një rritje të mendimeve vetëvrasëse, ankthit, depresionit dhe stresit të shtuar. Edhe ne te linja e këshillimit për fëmijë, kemi vënë re që ka një rritje të mendimeve vetëvrasëse 14-17, edhe 20. Shëndeti mendor është më i shtrenjtë. Kur telefonojnë në linjë është shumë e vështirë. Të dielën më merrte menaxheri i rasteve, ku vajza këmbëngulte se do vriste veten sepse i kishte dalë pamja në Instagram. Në 2024-ën janë 27 raste dhe ka një trend rritës. Revistat akademike tregojnë që presioni teknologjik i këtij brezit, janë faktorë që kanë rritur ndjeshëm izolimin social, edhe komunikimi ka rënë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy