Aeroporti i Gjirokastrës/ Çobani: Me 1 milion euro rifillon punë, i shërben turizmit (VIDEO)

Aeroporti i Gjirokastrës/ Çobani: Me 1 milion euro rifillon punë, i shërben turizmit (VIDEO)

Forumi për Aeroportin e Gjirokastrës i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku kërkohet riaktivizimi i këtij aeroporti. Inxhinieri Bexhet Çobani duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se me një investim prej vetëm 1 milion euro aeroporti mund të riaktivizohet, dhe të krijohen mundësi për turizëm gjithëvjetor në Gjirokastër.

Duke ditur se Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme të Jugut, është qendër gjeografike, ka site dhe monumente kulturore, turizmi në Gjirokastër mund të jetë gjithëvjetor. Në Evropë është në modë, janë 60 mijë avionë të vegjël. Ne synojmë që turizmi elitar që ka këta avionë të vegjël.  Pronësia i ka kaluar bashkisë së Gjirokastër dhe është i çliruar nga ana ushtarake. Për 1 milion euro aeroporti mund të fillojë nga funksioni, me kullën e navigimit, sinjalistikën, dhe rrafshimin e pistës. Faza e dytë është ndërtimi i aeroportit”, tha inxhinieri.  

Bexhet Çobani tha se i ka ofruar bashkisë së  Gjirokastrës projektin falas dhe së bashku me anëtarë të tjerë të forumit, po punojnë që aeroporti të rijetëzohet.

Aeroporti është mirëstudiuar nga specialistët e huaj që në vitin ’29, synojmë që t’i shërbejë tregut të rajonit të Jugut dhe zhvillimit të turizmit në Gjirokastrës”, u shpreh Çobani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy