Sot nis viti akademik online, studentët protestojnë para Kryeministrisë

Sot nis viti akademik online, studentët protestojnë para Kryeministrisë

Ditën e sotme nis viti i ri akademik 2020-2021, ku të gjitha universitetet do të nisin vitin e ri online.

130 mijë studentë do të fillojnë sot mësimin online në universitetet, prej të cilëve të cilëve 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.

Komiteteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mësimin online për të bërë të mundur parandalimin e parhapjes së koronavirusit.

Edhe koviktet janë të mbyllura. Ky vendim është marrë disa ditë më parë, në bazë të shifrave do të ndryshojnë vendimet.

Studentët kanë paralajmëruar protest ditën e sotme para Kryeministrisë, ku do të kërkojë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.

Ndërkohë Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, përmes një videomesazhi, i ftoi studentët që të regjistrohen në platformat online. “Mësimi është i detyruar të mos zhvillohet në auditorë prej pandemisë së COVID-19. Gjej rastin të bëj thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim dhe nevojë absolute për zbatimin e rregullave për mbrojtjen nga infeksioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy