Dhuna ndaj gruas ka shënuar ulje në gjatë vitit të kaluar, në krahasim me vitin 2018.
Megjithatë, në muajin e parë të 2020-s, rastet e dhunës nuk kanë qenë të pakta. Më i fundit është rasti i Durrësit, ku pak ditë më parë, burri vrau gruan në sy të fëmijëve.
Rastet e shumta të dhunës ndaj femrës ngrenë shpesh pyetjen: A i kemi ne ligjet e duhura për ta mbrojtur atë. Psikologia Oriola Pampuri thotë se sistemi duhet të funksionojë si i tërë, në mënyrë që ligjet të zbatohen.
“Ne thjesht flasim për ndryshime ligjesh, përmirësime ligjesh, perforcime ligjesh, por ndërkohë harrojmë që këto ligje duhet të zbatohen dhe duhen instanca të posaçme për t’i zbatuar, duhet një sistem i tërë që të funksionojë për të zbatuar këto ligje. Duhen hallkat e një zinxhiri të gjatë që duhet të funksionojnë dhe të mirëfunksionojnë me njëra-tjetrën, me qëllim që në fund fare të zbatohen dhe të garantojnë sigurinë e gruas dhe mbi të gjitha të garantojnë dinjitetin e saj”, thotë Pampuri në një intervistë për TvT.



