Nëse Clinton do të kishte fituar zgjedhjet, zbulohet kopertina që nuk doli asnjëherë e New Yorker

Nëse Clinton do të kishte fituar zgjedhjet, zbulohet kopertina që nuk doli asnjëherë e New Yorker

Në 8 nëntor 2016, Amerika zgjidhte presidentin e saj. Donald Trump fiton ndaj Hilary Clinton, duke sfumuar kështu mundësinë për të parë për herë të parë në krye të Amerikës një grua, gjithashtu sfumon edhe kopertinën e New Yorker, revista e njohur amerikane, e cila kishte përgatitur kopertinën e saj në rast se do fitonte Hilary zgjedhjet.

Kopertina u ideua nga artistja franceze Malika Favre, titullohej ‘The First’. Në distancë prej dhjetë muajsh nga ajo natë e gjatë pas zgjedhjeve, revista zbulon kopertinën që kishte në sirtar, gati për ta publikuar, në numrin e saj të ri, në të cilën Hilary Clinton tregon muajt pas humbjes elektorale, duke prekur tema delikate.

Zgjedhja e Donald u publikua nga New Yorker, tre ditë më pas, me një kopertinë të realizuar nga Bob Staake, një mur që vjen deri në majë të revistës. ‘Kur morëm vesh se Trump kishte fituar zgjedhjet-shkruante atëherë stafi i revistës, e ndjemë veten si të përplasur me të gjithë shpejtësinë pas një muri me tulla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy