
Pas javëve të tëra tensioni mes Rusisë dhe Ukrainës, më në fund situata duket se po shkon drejt qetësimit.
Tullumbacja e madhe e një sulmi të mundshëm rus në kufirin e Ukrainës, po shkon drejt shfryrjes, pas nisjes një ditë më parë të tërheqjes së trupave ruse.
Tashmë ushtria ruse ka përfunduar stërvitjen në Bjellorusi dhe të gjithë ushtarët do të largohen nga vendi.
Është kjo deklarata e bërë këtë të mërkurë nga ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei. Kryediplomati bjellorus konfirmoi se trupat ruse do të tërhiqen, duke kthyer situatën në kufi në normalitet.



