Akuzohet për vrasjen e 4 policëve, Apeli rrëzon dënimin e përjetshëm për Dritan Dajtin

Akuzohet për vrasjen e 4 policëve, Apeli rrëzon dënimin e përjetshëm për Dritan Dajtin

Gjykata e apelit e krimeve të rënda ka rrëzuar dënimin e shkallës së parë për dënim me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit.

Dajti është provuar si autor i vrasjes së 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 pranë plazhit "Iliria" në Durrës. Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim në Apel për shkelje procedurale. Në vitin 2014 Krimet e rënda dënuan dajtin me burgim të përjetshëm me 4 dënime pas 276 seancave.

Pas vendimit të kësaj të premteje ku apeli pranoi gjykimin e shkurtuar për dritan dajtin, ai tashmë do të dënohet me 25 vite burg.

Por sa vite i kanë mbetur dritan dajtit për të vuajtur në qeli. Ai ndodhet që prej 2009 në paraburgim. Teksa ka kaluar 10 vite në qeli që prej arrestimit nga policia për vrasjen e katër efektivëve specialë të cilët shkuan për ta arrestuar, Dritan Dajtit i mbetet të kalojë pas hekurave edhe rreth 7 vite burg.

Kjo pasi qëndrimi në paraburgim përllogaritet një ditë e gjysmë, dhe vetëm në momentin kur dënimi merr formë të prerë nga gjykata qëndrimi në qeli merr përllogaritje standarde. 

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy