Grimierja e njohur maqedonase vdes në “rrethana misterioze” në Afrikën e Jugut

Grimierja e njohur maqedonase vdes në “rrethana misterioze” në Afrikën e Jugut

Influencuesja Maja Janeska është gjetur e vdekur nga një plagë me armë zjarri në kokë, ka bërë me dije policia. 

Grimierja e famshme, 39 vjeçe, kishte më shumë se 1.2 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe vdekja e saj ishte një tronditje për miqtë dhe familjen, të cilët kanë thënë se vdekja e saj ishte në "rrethana misterioze".

Policia tha se Maya Mia, u gjet e vdekur në shtëpinë që ajo ndante me Kyle Phillips, i cili është bashkëdrejtor i kompanisë së duhanit Carnilinx, në Bassonia Estate, në Johannesburg të Afrikës së Jugut.

“Pas mbërritjes në adresën e dhënë, policia gjeti një grua në dhomën e gjumit me një plagë me armë zjarri në kokë”, tha zëdhënësi i policisë Mavela Masondo.

“Kishte një armë zjarri pranë saj. Gruaja u konfirmua e vdekur nga mjekët.'

Sipas raportimeve, Phillips tha se ai po lante dhëmbët në banjë kur dëgjoi një të shtënë që vinte nga dhoma e tyre e gjumit.

I dashuri i Majës thuhet se është 'i shkatërruar dhe i tronditur nga kjo tragjedi ' dhe ai madje tha për lajmet lokale se do të punësonte patologun e tij për të zbuluar më shumë.

Masondo nuk do të komentonte se kush e zotëronte armën e zjarrit, duke shtuar: "Policia nuk mund ta komentojë atë tani pasi kjo mund të rrezikojë hetimin."

Policia konfirmoi se ka hapur një hetim për vdekjen e influencueses, që do të thotë se nuk po trajtohet si e dyshimtë për momentin. 

Pas vdekjes së grimeres, një anëtar i familjes tha për mediat lokale se Maja ndonjëherë kishte frikë për jetën e saj. 

"Ajo ndonjëherë kishte frikë për jetën e saj. I dashuri i saj kishte burra që punonin për të dhe ajo gjithashtu kishte frikë prej tyre”, tha i afërmi anonim për Neës24.  

Nëntë ditë para vdekjes së saj, Maja u tha studentëve të universitetit se u transferua në Tanzani kur ishte 19 vjeçe për të punuar në një hotel.

Gjatë asaj kohe, ajo mësoi suahilisht dhe filloi karrierën e saj si grimiere dhe stiliste.

Në postimin e saj të fundit në Instagram më 22 nëntor, influencuesja u fotografua me Bujar Osmanin, Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Ajo tha se takimi kishte për qëllim "vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis vendit tim, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shtëpisë sime të dytë, Republikës së Afrikës së Jugut".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy