Dhimbjet e kokës dhe migrena/ Herbalisti Gjeçi: Qepa dhe dafina, ndër bimët mjekësore që ndihmojnë në këto raste

Dhimbjet e kokës dhe migrena/ Herbalisti Gjeçi: Qepa dhe dafina, ndër bimët mjekësore që ndihmojnë në këto raste

Herbalisti Irfan Gjeçi, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, renditi disa nga bimët mjekësore që ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kokës dhe migrenës.

Sipas tij, këto metoda janë të thjeshta për t’u përdorur dhe kanë treguar efektivitet, duke ofruar një zgjidhje natyrale jo vetëm për dhimbjet e kokës, por edhe për probleme të tjera shëndetësore.

 

Në ndihmë na vijnë bimët mjekësore. Mjekësia natyrore është shumë e pasur dhe na ofron shumë mundësi përmes llojeve të ndryshme të bimëve. 

Është një thesar i vërtetë që na jep mundësi të trajtojmë shumë shqetësime në mënyrë natyrale. 

Mjekësia alternative dhe ajo bimore ofrojnë zgjidhje të sigurta dhe me kosto të ulët, të cilat mund të përdoren edhe në kushte shtëpie.

 

Një nga bimët që ai rekomandon është dafina.

Dafina është një bimë shumë e mrekullueshme. E përdorim shpesh për aromë në gatim, por ajo mund të përdoret edhe në aromaterapi. 

Mund të zihen disa gjethe dafine dhe avulli i tyre të thithet përmes një cope ose peshqiri. Kjo ndihmon në lirimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe në nxjerrjen e sekrecioneve. 

Edhe eukaliptusi ndihmon në lehtësimin e inflamacionit dhe në lirimin e sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes.

Procesi i aromaterapisë duhet të zgjasë rreth 15 minuta.

Zihen gjethe dafine dhe vendoset një pëlhurë ose peshqir përpara hundës, në mënyrë që avulli të përqendrohet dhe të thithet. 

Kjo ndihmon në luftimin e problemeve që lidhen me sekrecionet dhe frymëmarrjen. 

Një tjetër metodë është shpëlarja e hundëve me ujë të vakët dhe kripë, pasi sipas tij hunda është një nga portat kryesore të hyrjes së viruseve në organizëm.

Rekomandohet përdorimi i vajit esencial i dafinës për lyerje të jashtme, ndërsa vajrat esencialë nuk duhet të hidhen direkt në hundë, por vetëm të nuhaten.

Gjeçi thotë se ndër bimët dhe produktet natyrale që mund të ndihmojnë është edhe qepa e kuqe.

 

Qepa e kuqe vlerësohet gjithmonë si më e fuqishme dhe më efektive. Ajo përmban pigmente me fuqi të madhe veprimi. 

Një mënyrë përdorimi është nxjerrja e lëngut të qepës dhe vendosja e disa pikave në hundë.

Qepa qërohet, shtrydhet dhe lëngu i saj përdoret me pikatore. Vendosen dy pika në njërën vrimë të hundës dhe dy në tjetrën, në pozicion të shtrirë. 

Kjo bëhet dy herë në ditë, në mëngjes dhe para gjumit. Lëngu i qepës ndihmon në lirimin e sekrecioneve dhe mund të jetë i dobishëm edhe për migrenën. 

 

Në fund, Gjeçi rekomandon edhe forcimin e imunitetit përmes vitaminës C dhe çajrave natyralë, të cilët sipas tij ndihmojnë organizmin të përballojë më mirë infeksionet dhe dhimbjet e kokës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy