Zgjedhjet e parakohshme në Malin e zi, Dinosha: Prognozat janë që “Evropa Tani” do dalë e para! Forumi Shqiptar bashkëpunon me këtë lëvizje me disa kushte
Ferhat Dinosha, kryetar i Unionit Nacional Shqiptar deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se procesi i zgjedhjeve të parakohshme që po zhvillohen këtë të diel në Mal të Zi pritet të jetë demokratik dhe se prognozat janë që lëvizja “ Evropa Tani” do të dalë e para, dhe pse do i duhen parti të tjera për të formuar qeverinë pasi e vetme ia del dot.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Dinosha tha se pakicat nacionale presin të jenë pjesë e qeverisë, por shtoi se grupi ku ai bën pjesë, "Lista e Forumit Shqiptar" ka disa kushte për të bashkëpunuar me “Evropa Tani”.
"Lëvizja “Evropa Tani” është ajo që sjell dilemat, hamendjet më të mëdha. Nëse veprat do i kenë si emri, mund të marrë vota, por kam dozë skepticizmi pasi brenda këtij subjekti ka udhëheqës që mund të mos jenë si e kanë emrin, dihet se kjo lëvizjet ka përkrahjen e kishës serbe dhe votuesve pro serbë. Mbetet për t’u parë. Prognozat janë se kjo lëvizje do të dalë e para në zgjedhjet e parakohshme dhe do shihet me kë do të jetë e gatshme të hyjë në qeveri pasi e vetme nuk do e bëjë qeverinë dhe do e shohim me kë do jetë e gatshme të punojë. Ka forca që janë kundër këtyre projekteve që i kapur Mali i Zi dhe synojnë të futen në qeveri.
“URA” tingëllon shqip, por ky emërtim do të thotë gjë tjetër. Nga shkronjat e para të emërtimit malazez “URA” është ‘aksioni i përbashkët reformist’. Abazoviç nuk përfaqëson ndonjë interes shqiptar në këtë grupim politik. Këto ditë beteja më e madhe verbale ka qenë mes “Evropa Tani” dhe listës ku është URA e Abazoviç.
Pakicat nacionale presin të jenë presë e qeverisë, por ne shqiptarët kemi kushtet tona, bashkëpunojmë vetëm me ato forca demokratike, me ato forca që nuk kanë probleme me pavarësinë e Malit të Zi, nuk kanë probleme me NATO-n, jam 100% me BE-në dhe nuk kanë probleme me shtetin e Kosovës.
Shqiptarët dalin në dy kolona, Lista e Forumit Shqiptar dhe tjetra e Aleancës Shqiptare, që i prin Genci Nimandehu që ka qenë deputet. Unë jo pse jam pjesë e Listës së Forumit Shqiptar, por jam i sigurtë që Forumi do të jetë lista më bindëse, nga të dyja dhe ne presim së paku një deputet. Mund të prodhohet dhe deputeti i dytë.
Forumi shqiptar llogarit që do të ketë lista e parë shqiptarE dhe se do të ketë ftesë nga ‘Evropa Tani’ dhe ne do i përgjigjemi pozitivisht duke parë dhe kush tjetër do të hyjë në qeveri. Nëse në të hyjnë parti serbe që janë me politika pro serbe dhe ruse atëherë hyrja jonë aty do të ishte në pikëpyetje sidomos nëse ato do të kishin" .
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.