Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi mbërriti ditën e sotme në Moskë, për të biseduar mbi një plan të mundshëm paqeje për Ukrainën.
Wang Yi udhëtoi për në Rusi për të zhvilluar takime.
Qëllimi kryesor i udhëtimit të tij është të rrisë rolin e Pekinit në çështjen ukrainase. Bisedimet janë projektuar për të përshpejtuar zgjidhjen e krizës, e cila sjell kosto në rritje për Pekinin në marrëdhëniet me Perëndimin.
Ndërkohë Pekini ka hedhur poshtë ato që i quajti pretendimet të rreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se Kina po konsideron armatosjen e Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Ne nuk pranojmë që Shtetet e Bashkuara të drejtojnë gishtin drejt marrëdhënieve Kinë-Rusi, e lëre më të ushtrojnë shtrëngim dhe presion.
Deklarata u bë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin gjatë një konference të duke akuzuar Uashingtonin për “përhapjen e informacionit të rremë”.



