Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”/ Zogaj: Nga ekstremi “burg, burg” rrezikojmë të kalojmë në “jashtë, jashtë”

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”/ Zogaj: Nga ekstremi “burg, burg” rrezikojmë të kalojmë në “jashtë, jashtë”

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për mbledhjen e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbi një vendim unifikues për “arrestin me burg”, analizoi se ekziston rreziku i kalimit nga një ekstrem në tjetrin, nga paraburgimet masive te lirimi i shumicës së të ndaluarve.

 

Kjo ndikon pozitivisht që edhe prokurorët e SPAK të zbatojnë normat e reja. Vepra penale, faji penal vërtetohet në sallën e gjyqit, arena e drejtësisë është atje.

Problemi është se ka mbetur debati te masa e paraburgimit, avokatët, të pandehurit, prokurorët. Nuk kemi një betejë klasike që të kemi përballjen në gjykatë.

Ky është diskutim teknik. Shqipëria ka dalë në listën e vendeve me numrin e lartë të paraburgimeve, por shumica janë nga rrethet dhe SPAK ka përqindje shumë të vogël. Rama dhe mozhoranca ka përdorur këtë të numrit të lartë të paraburgimeve që turpëron Shqipërinë për të shkuar të Belinda Balluku dhe të tjerë.

Diskutimi politik lëviz nga një anë të tjetrën. Nëse 13 vite më parë shtyu drejt ektremizmin “burg, burg”, nga ky ekstrem i gabuar, rreziku është se po kalojmë “jashtë, jashtë, jashtë”.

Vendimin e merr prokurori dhe e certifikon gjyqtari.

Vendimi unifikues do të sjellë saktësime. Prokurori nuk mund t’i bjerë shkurt, duhet ta argumentojë. Barrën e provës e ka prokurori jo i akuzuari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy