Aleatët vendosin Bashën nën presion. Zbulohet numri e kandidatëve që kërkon PR dhe PAA

Aleatët vendosin Bashën nën presion. Zbulohet numri e kandidatëve që kërkon PR dhe PAA

Partia Demokratike po diskuton ende listën e kandidatëve për deputetë dhe diskutimet më të gjata janë me aleatët.

Republikanët thanë se do të dalin vetë në zgjedhje dhe paraqitën edhe kërkesë për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve paraditen e së premtes. Në një situatë të ngjashme janë edhe Agrarët e Agron Dukës.

Ajo që dihet është që dy nga aleatët e PD-së, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Nard Ndoka i PDK-së do të jenë në listat e Partisë Demokratike, përkatësisht i pari në Qarkun e Tiranës dhe i dyti në atë të Shkodrës.

Sa i takon republikanëve, në zgjedhjet e vitit 2013 kanë marrë rreth 55 mijë vota. 

PR është regjistruar në KQZ si subjekt më vete, por bisedimet vazhdojnë ende dhe nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshjeje në minutë të fundit.

Bisedimet vazhdojnë dhe rreth orës 15:00 në selinë e PD-së hyri kreu i PR-së, Fatmir Mediu për t’u takuar me Lulzim Bashën.

Në plan është edhe një takim mes Bashës dhe kreut të Agrarëve, Agron Duka pak më vonë, shkruan "tch".

Mësohet se si PR, ashtu edhe PAA kërkojnë tre emra në listat e Partisë Demokratike. Sa i takon vetë PD-së, tani ka një heshtje totale. 

Ajo që është e konfirmuar është mungesa e Genc Rulit, një ndër themeluesit të kësaj partie, i cili ka deklaruar tërheqjen nga jeta politike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy