
Është mbyllur pa gola, pjesa e parë në sfidën mes Kukësit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 10-të në Superiore.
Në 45 minutat e para, verilindorët u shfaqën më kërkues, duke rrezikuar portën shkodranë në disa raste, me sulmuesin La Torre.
Vllaznia rastin më të mirë e kishte në fund të pjesës së parë, ku gjuajtja e fortë nga Sala, u grushtua nga portieri Tafas.
Kukësi, luan nga minuta e 44-t me 10 lojtarë, pasi Reçi u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të rëndë ndaj Chesmedijev.



