E vërteta pas fotos së mësuesit ganez që vizaton Word-in në dërrasën e zezë

E vërteta pas fotos së mësuesit ganez që vizaton Word-in në dërrasën e zezë

Fotoja e një mësuesi ganez që u shpjegon nxënësve në dërrasën e zezë si funksionon Word-i ka bërë xhiron e botës. Richard Appiah Akoto, 33 vjeç, shfaqet në foto pasi ka vizatuar në dërrasë një faqe Wordi me të gjitha opsionet, ndërsa të njëjtën gjë bëjnë edhe nxnënësit në fletoret e tyre.

Akoto jep mësim në shkollën Betenase M/A Junior High School në qytetin Sekyedomase. Shkolla nuk ka kompjutera, pavarësisht se që prej vitit 2011 në provimet e shtetit për këtë nivel arsimor përfshihet edhe lënda e informatikës.

Akoto thotë se e postoi foton si zakonisht në Facebook dhe nuk priste që të merrte aq shumë vëmendje. Fotoja e tij u pa si një imazh ironik që tregon jetën në Afrikë, por edhe frymëzimin për afrikanët që adhurojnë teknologjinë.

Fotoja arriti edhe te profili i Microsoftit në Tuiter. Gjiganti i teknologjisë premtoi se do ta pajisë me kompjuter mësuesin ganez. Megjithatë, Akoto thotë se shkolla ka nevojë për 50 të tillë. Ai shton se ka një laptop, por dëshiron t’u mësojë nxënësve përdorimin e kompjuterit me sistem.

Akoto shihet tashmë si frymëzim për mësuesit në Afrikë, ku shkollat shtetërore nuk kanë infrastrukturën e nevojshme.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy