Xhyra prej dy muajsh e izoluar/ Banorët kalojnë urën “me shpirt të ngrirë” (VIDEO)

Xhyra prej dy muajsh e izoluar/ Banorët kalojnë urën “me shpirt të ngrirë” (VIDEO)

Xhyra, një fshat me rreth 2 mijë banorë në Bashkinë Librazhd, prej afër dy muajsh jeton e izoluar. Ura që lidh gjithë zonën ka pësuar dëmtime serioze, pas shembjes së këmbës mbajtëse, duke u kthyer në një rrezik real për jetën. Banorët kalojnë çdo ditë “me shpirt të ngrirë” në urën që "tundet", ndërsa automjetet janë të bllokuara në të dy anët e lumit.

 

“Për 30 metra urë bëjmë 12 kilometra rrugë deri në Qukës”, thonë banorët, ndërsa për një emergjencë shëndetësore frika është e përhershme: “Sa të vijë ambulanca nga Qukësi, kemi mbaruar punë”. 

 

Premtimet institucionale janë dhënë disa herë, por nuk janë mbajtur. “Na thanë: për 20 ditë bëhet ura. Sot ka kaluar një muaj dhe s’ka ardhur asnjë njeri”, shprehen banorët. Ndërkohë, taksitë kushtojnë 5-10 mijë lekë nga ura deri fshat pasi rrugët janë në gjendje katastrofike dhe zhvillimi është i pamundur.

 

Xhyra ka potencial bujqësor dhe turistik, por pa urë dhe pa rrugë, fshati mbetet në harresë. “Nuk po i kërkojmë shtetit të na japë për të ngrënë, vetëm urë dhe rrugë”, është kërkesa e vetme e banorëve. 

 

Një kërkesë urgjente, për jetë, siguri dhe dinjitet.

 

Tre ditë pas regjistrimit të këtij emisioni, ende pa u transmetuar materiali ne MCN, ka ardhur reagimi nga bashkia Librazhd dhe ministria e Brendshme që kanë nisur punën për rikonstruksionin provizor të urës së Xhyrës duke i vënë përforcime metalike trarëve për të mundësuar kalimin e automjeteve me peshë të ulët. 

 

Duket qartë që reagimi ka lidhje me ngritjen e zërit të banoreve te indinjuar të Xhyrës qe thane se do te nisnin protestat pasi kishin pritur 1 muaj qe bashkia te mbante premtimin. Por nga ana tjetër zgjidhja provizore, qe po aplikohet, nuk e zgjidh aspak problemin pasi ura 30 m e gjatë ka mbetur pa këmbën mbajtëse që u këput rreth 40 ditë më parë pas prurjeve të mëdha të lumit Shkumbin. 

 

Ndaj dhe banorët kërkojnë një zgjidhje afatgjate, një ure betoni qe do t’i hapte rrugën zhvillimit te turizmit ne fshatin e tyre me bukuri të mëdha.                                                                              

                                                                                                                                      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy