Zjarret në Kaliforni/ Autoritetet: Më e keqja pritet në orët në vijim

Zjarret në Kaliforni/ Autoritetet: Më e keqja pritet në orët në vijim

Ka arritur në 29 numri i viktimave nga zjarret që kanë përfshirë veriun e Kalifornisë. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet vendase. Ndërkohë, pritet intensifikimi i zjarreve, për shkak të erërave të fuqishme që parashikohen në orët në vijim.

Përveç viktimave të regjistruara deri tani, edhe 300 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 150 të plagosur.

Tetëqind fluturime nga aeroporti i San Francisco-s janë anuluar për shkak të tymit.

“Situata do të vijojë të përkeqësohet para se të vihet nën kontroll. Kemi të bëjmë me një dukuri serioze katastrofike”, ka bërë të ditur shefi i zjarrfikëses në Kaliforni, Ken Pimlott.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy