Në Suedi punohet 6 orë në ditë, por…

Në Suedi punohet 6 orë në ditë, por…

Në Suedi ka nisur prej kohësh eksperimenti i punës 6-orëshe në ditë. Por mesa duket, pas dy vitesh, kjo provë nuk po shkon ashtu siç pritej. Kjo sepse të punuarit gjashtë orë në ditë dhe jo tetë ka rezultuar me më shumë kosto se përfitime.

Gjashtëdhjetë e tetë infermiere në një azil në Gothenburg i reduktuan orët e punës në 6 në ditë, për të përmirësuar humorin e stafit dhe kujdesin ndaj pacientëve.

Po rezultatet preliminare të skemës pilot tregojnë se objektivat e tij u arritën, por bashkisë iu desh të punësonte edhe 17 persona të tjerë, me një kosto totale në buxhet prej 12 milionë kroner.

Zyrtarët vendorë vendosën të mos e apikojnë në mënyrë të përhershme këtë skemë, për shkak të frikës së kostot mund të rriten shumë.

“Është shumë i kushtueshëm shkurtimi i orëve të punës. Megjithatë unë e mendoj si një zgjidhje afatgjatë”, thotë Daniel Bernmar, një politikan vendas i krahut të djathtë.

“Sa më të pasur bëhemi, aq më shumë kemi nevojë të përfitojmë nga pasuria në mënyra të ndryshme si p.sh. një makinë e re apo rritja e konsumit”, thotë ai.

Por pavarësisht se sektori public nuk po e sheh si një ide të mirë ditën e punës 6-orëshe, ai privat ka një mendim tjetër.

“Filimundus” është një kompani kompjuterike me qendër në Stokholm. Aty punohet 6 orë në ditë që në fillim të vitit të shkuar dhe drejtuesit janë të kënaqur me efektivitetin e punonjësve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy