Trump: Globalizmit i erdhi fundi

Trump: Globalizmit i erdhi fundi

“Pandemia e koronavirusit po tregon se epoka e globalizmit tashmë ka marrë fund”, ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një interviste të tijën dhënë për “Fox Business”.

Ai ka kërcënuar se do të vendosë taksa të reja për kompanitë amerikane që prodhojnë mallra jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një veprim tjetër ky që administrata e tij mund të ndërmarrë për të larguar zinxhirët e furnizimit nga Kina dhe për të ngritur barriera të reja tregtare me të.

Trump tha se taksimi ishte një "nxitje" për kompanitë amerikane që të prodhojnë në Shtetet e Bashkuara. Ai nuk specifikoi nëse këto do të ishin tarifa të reja gjithëpërfshirëse apo një formë tjetër taksash lidhur me këtë çështje, thotë "Reuters".

"Ju e dini, nëse do të donim të vendosnim kufirin tonë, siç bëjnë vendet e tjera me ne, atëherë “Apple” do të ndërtonte 100 për qind të produkteve në Shtetet e Bashkuara. Kështu do të funksiononte”, tha Trump.

“Zinxhirëve të kompanive jashtë duhet t’u vijë fundi, gjithçka duhet të prodhohet në SHBA”, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy