Bularati/ Qeveria shpall non grata eurodeputeten Eleni Theocharous (VIDEO)

Bularati/ Qeveria shpall non grata eurodeputeten Eleni Theocharous (VIDEO)

Ministria e Punëve të Jashtme i ka propozuar Ministrisë së Brendshme të shpallë ‘non grata’, eurodeputeten qipriote, Eleni Theocharous, e cila ishte prezente ditëm e enjte në ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifas, në Bularat të Gjirokastrës.

Këshilltari i Ministrit të Jashtëm, Glevin Dervishi në një konferencë të jashtëzakonshme pohoi se eurodeputetja ka bërë thirrje për pretendime territoriale dhe deklarata që nxisin urrejtje, për këtë arsye është propozuar ndalimi i saj në tokën shqiptare.

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikes se Shqiperise, ndaj shfaqjeve te perseritura ekstremiste te eurodeputetes Eleni Theocharous.  Prononcimet e saj qe nxisin urrejtjen, cenimin e  rendit kushtetues te vendit tone, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikes se Shqiperise, nuk mund dhe nuk do te mund te behen me ne token shqiptare. Mbeshtetur ne procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme e Republikes se Shqiperise do te percjelle nepermjet kanaleve diplomatike vendimin per te ndaluar hyrjen e metejshme ne Shqiperi te Eleni Theocharous”, tha sot këshilltari i ministrit Bushati.

Dervishi deklaroi gjatë fjalës së tij se, mbështetur në procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike vendimin për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të Eleni Theocharous.

"Provokimet dhe thirrjet ekstremiste nuk mund të lejohen në vijimësi. Qeveria e Shqipërisë është e vendosur të mos toplerojë thirrjet për cenimet territoriale. Greqia mike dhe populli i saj janë shumë të vlefshme për ne”, tha më tej Dervishi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy