
Anëtari i PD-së dhe krijuesi i “Iniciativës Demokratike”, Fatbardh Kadilli, i ftuar në “Arnautistan” të MCN TV, foli më tej edhe për gabimet dhe detyrat që kryetari i PD-së Lulzim Basha, i bëri dhe nuk i bëri në krye të kësaj partie.
Basha, sipas Kadillit, pos tjerash nuk ka forcë të mbështes argumentet e tij politike dhe të vetmën tezë që u dha demokratëve, është se largimin e Berishës “ma këkruan amerikanët”.
Sipas tij, njerëzit duan teza politike dhe Basha deri tani nuk është shquar për këto.
“Basha është produkt i Berishës dhe ata që janë tani më të, janë “nipërit politik të Berishës”. Ai nuk e ushqën dot dhe nuk mbështet vet asnjë argument të tij politik, e vetmha tezë është ajo që “ma kërkuan amerikanet dhe e bëra”, se ma hoqën amerikanërt dhe njerëzit tani mërziten me amerikanët.
Çfarë fitojnë shqiptarët nëse ikën njëri dhe vjen tjetri, nëse nuk ka një propozim politik, për cfarë do të jetë opozita. Beteja e Berishës dhe e Bashës është personale, njerzit duan tezë politike”.



