Nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël Bujar Muço, protestën e fermerëve për mallin e mbetur pa shitur, e cilëson si lënie e fermerëve shqiptarë në mëshirë të fatit.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se çdo vit kështu ka qenë gjendja, ka qenë gjendje jo e mirë e fermerëve, por si këto dy vitet e fundit nuk ka qenë asnjëherë në këto 30 vjet dhe kjo vjen për shkak të mungesës së subvencioneve dhe kostos së lartë të prodhmit.
Sipas tij, ka një krizë të madhe në çmimet e produkteve bujqësore dhe blegtorale në terren.
Shqipëria e ka aset kombëtar bujqësinë. Se prioritetet në vendin tonë janë turizmi, bujqësia dhe blegtoria.
Shikojmë që bujqësia çdo ditë, sa vjen dhe po braktiset dhe rrënohet. Fermeët shqiptarë janë lënë në mëshirën e fatit në ditët më të zeza të tyre.
Gjithë prodhimet kanë mbetur stok. Kanë mbetur stok, për arsye se kostoja e prodhimit të këtyre produkteve është shumë e lartë.
Çmimi i karburantit... Bujqësia lëndën kryesore ka karburantin. Në karburant kemi çmimin më të lartë në rajon dhe Europë.
Kemi cilësinë e dobët të farave që vijnë nga jashtë, por dhe çmimin e lartë. Çmim i lartë për herbicitet që përdoren në bujqësi.
Kemi dhe pjesën tjetër jo më pak të rëndësishme që janë subvencionime.
Fermerët shqiptarë marrin zero subvencionime nga qeveria, atëherë si mund të konkurrojmë me vendet e tjera?
Fermeri shqiptari është me nga një hektar dhe më tepër, ka fermerë që kultivojnë prodhime me nga 40, 50 dhe 60 hektarë, se kanë marrë toka me qira.
Monopoli i pengon këto produkte që të shkojnë në tregun e Kosovës. Çdo gjë është monopolizuar.
Duke gjetur dhe një qeveri të papërgjegjshme që të kontrollojë monopolin. Dhe në protesta ne kemi kërkuar konkurrencë të ndershme.
Për prodhimin e tij fermeri nuk mund të bëjë eksportin se nuk ka sasinë e duhur që të bëjë eksportet, nuk e ka në cilësinë e duhur për eksport.
Se duke mos u subvencionuar nuk i ka bërë shërbimin e duhur dhe për rrjedhojë nuk ka as cilësi.
Fermeri kërkon ndërhyrje nga shteti dhe farat që vijnë nga jashtë duhet të jenë të kontrolluar.
Qeveria është përgjegjës në tre platforma, duhet të ketë projekte ekonomike që t’i diktojë qeveria, të ketë projekte informuese që t’iu bëhet e qartë bujqve se nuk e kuptojnë se çfarë është bashkimi, duhet të bëjë financimin, si leva që duhet t’i bëjë qeveria.
Fermerët qeverisë i kërkojnë që të jenë të përgjegjshëm për prodhimet e tyre.
Jam dakord me bashkimin, por duhet të rregullohet disa koeficientë të tjerë, ato që përmenda më sipër. Nëse qeveria nuk është e përgjegjshme radhë të parë sa i përket subvencionimit, të ulë çmimin e naftës që fermeri ta ketë me çmim me të ulët, që të jetë konkurrent, nëse nuk sjell fara të cilësisë dhe të ketë kontrolle më të rrepta në pika doganore të importuesve që sjellin fara dhe pjesën e plehrave dhe herbicideve, ça mund të sjellë bashkimi, ja u bashkuam. Ja t’i marrim të gjithë këto prodhimet që i kanë prodhuar, të fshatarëve, ja po i mbledh njëri . U bë zgjidhja?! Jo, nuk bëhet!
Sepse thashë që nëse cilësia ka dalë pak më e dobët, rendimenti pak më i dobët dhe kostoja e këtyre produkteve ka dalë shumë më e larta, kështu që nuk do të jetë konkurruese në tregjet që përmendët më sipër.



