Ngecin hetimet për “Eskobarin e Ballkanit”, shkak letër-porosia nga autoritetet greke

Ngecin hetimet për “Eskobarin e Ballkanit”, shkak letër-porosia nga autoritetet greke

 

Prokuroria për Krime të Rënda edhe pse ka mbi 15 muaj që po heton dosjen e Klemend Balilit ka mbetur ende në pritje të letër-porosisë nga autoritet greke. Kjo për shkak, se akuza, pretendon se Greqia nuk ka sjellë provat e plota, duke bërë që hetimi i Balilit të shtyhet.

Dosja e Klemend Balilit mbetet në vend numëro. 

Shkak për këtë është bërë mosardhja e letër-porosisë me provat e plota nga autoritetet greke. 

ABC News ka mësuar se edhe pse janë dërguar dy shkresa drejtësisë greke, ajo ende nuk ka sjellë materialet e plota të akt-ekspertimeve të drogës së bllokuar apo edhe provat e tjera të vlefshme për çështjen. Për këtë fakt, Prokuroria për Krime të Rënda mësohet se ka vazhduar me zgjatjen e afateve hetimore duke mos kryer ndonjë veprim konkret për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes. 

Sipas prokurorisë, drejtësia greke ka sjellë në nëntor vetëm 12 fashikujt e kësaj dosje me përgjimet dhe prova shkresore për çështjen. Por nuk ka sjellë akt-ekspertimin e lëndës së sekuestruar, dëshmitë e të arrestuarve mes tyre edhe dy shqiptarëve Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të cilët dyshohet se janë skafistët e nisur nga Shqipëria nga i pandehuri tashmë i shpallur në kërkim Klemend Balili. Gjithashtu, prokuroria pretendon se autoritet greke nuk kanë sjellë edhe dëshmitë e shtetasve greke, biznesmenëve me të cilët dyshohet se Balilaj mbante kontaktet për nisjen e sasive të ndryshme të drogës. 

Veç këtyre provave shkresore, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk është shprehur edhe në lidhje me pasurinë e Klemend Balilit dhe të afërmeve të tij. Prej muajsh, ka nisur një hetim pasuror ndaj tyre në bazë të ligjit Antimafia, por ende nuk ka një vendimarrje nga prokurorët e çështjes për këtë fakt. Mos marrja e një vendimi për pronat, është arsyetuar për mungesë të kthimit të përgjigjeve nga institucionet e tjera, si hipoteka, bankat apo qendra e regjistrimit të bizneseve. 

Nga ana tjetër, Prokuroria për Krime të Rënda ka mbi 15 muaj që ka nisur hetimet për Klemend Balilin, me dyshimin se është pjesë e një rrjeti të fuqishëm të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas drejt vendeve të BE-së. Për llogari të kësaj dosje, mësohet se autoritet greke kanë arrestuar 15 persona dhe që dyshohet se nga janari i 2014-s kanë trafikuar sasi të mëdha droge në vende të ndryshme të BE-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy