Koncesioni i Rinasit/ Tomorri: Tentativa e kryeministrit për të hedhur fajin te media është manipulim (VIDEO)

Koncesioni i Rinasit/ Tomorri: Tentativa e kryeministrit për të hedhur fajin te media është manipulim (VIDEO)

Në studion e lajmeve në MCN gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, tha se qeveria Rama nuk ka vepruar kur doli raporti i auditimit që detyronte kompaninë kineze të kthente mbrapsht paratë, pasi nuk kishte përmbushur kushtet. Sipas tij, edhe  për  negociatat me Kastratin, qeveria nuk ka bërë publike asnjë etapë dhe asnjë informacion.

Ajo që thotë kryeministri në fakt është që mediat në Shqipëri nuk janë marrë me kinezët kur aeroportin e kishte kompania kineze, por merren tani që kompaninë  e ka marrë një kompani shqiptare është jo korrekte sepse mediat kanë shkruajtur edhe për mospërmbushjen e kontratës nga ana e kompanisë kineze. Doli raporti i auditimit të pavarur dhe tha qartë që kompania duhet të kthente mbrapsht paratë, qeveria nuk veproi, përkundrazi e la dhe tani erdhëm në këtë pikë.  Tentativa e kryeministrit për të hedhur fajin të media në këtë rast është një manipulim. Ishte qeveria që e toleroi këtë abuzim dhe kemi ardhur në këtë situatë të re ku koncesioni është shitur. Sesi janë zhvilluar negociatat mes kompanisë dhe qeverisë, kjo është e  paditur për publikun sepse nuk është bërë publike asnjë etape dhe asnjë informacion. Partia Demokratike e ka dhënë versionin e saj se si ajo do t'i fusë në sitë dhe do t'i anulojë koncesionet”, tha Tomorri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy