
Kolumbia vazhdon të mbetet një nga vendet eksportuese më të mëdha në botë për kokainën.
Pas një aksioni të policisë spanjolle, janë sekuestruar një sasi rekord 5.8 tonë kokainë.
Vlera e tregut e kasaj ngarke kap shifrat e 210 milionë euro, dhe ishte më e madhja e sekuestruar nga policia e Spanjës në 18 vitet e fundit.
Në pranga ranë 3 narko-trafikantë, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar me shtrirje në Spanjë, Portugali e Honduras.
Lënda narkotike u sekuestrua në një port në brigjet jugore të Spanjës. Sasia rekord ishte nisur nga Kolumbia dhe kishte si destinacion përfundimtar Barcelonën.



