Çdo ditë niveli bie me 40cm! Liqeni i Fierzës drejt tharjes

Çdo ditë niveli bie me 40cm! Liqeni i Fierzës drejt tharjes

Mungesa e reshjeve të shiut po çon drejt tharjes me ritme të shpejta Liqenin e Fierzës.

“Një thatësirë e tillë ka vite që nuk mbahet mend në Kukës”, thonë ekspertët, me temperatura që në javën e fundit të qershorit kanë kapur vlerat maksimale në 35 gradë celsius. 

Uji në basenin më të madh në vend po bie më shumë se 40 cm në ditë, bëjnë me dije inxhinierët hidrike. 

Niveli i Fierzës është afërsisht 274 metër, ndërsa prurjet nuk i kalojnë 100 metër kub në sekonde. 

Këto të dhëna tregojnë se situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet mesatare të Drinit janë nga 250 deri në 300 m kub ujë për sekondë./tch

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy