Zgjohu me MCN/ Artistët Muçollari dhe Selimi promovojnë bashkëpunim më të ri “Korçarja ime”

Zgjohu me MCN/ Artistët Muçollari dhe Selimi promovojnë bashkëpunim më të ri “Korçarja ime”

Artistët nga Korça, këngëtari Lirim Muçollari dhe instrumentisti Ilir Selimi, së fundmi kanë sjellë në treg bashkëpunimin e tyre më të ri, “Korçarja ime”.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjatë promovimit të këngës së tyre në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Muçollari dhe Selimi, sollën emocionet e këngës së tyre të re, dedikim për të gjitha korçaret, këngë që sipas tyre u prit mjaft mirë në tregun muzikor.

Muçollari:

Kjo këngë ka goxha kohë që fle si tekst, nuk ishte realizuar 100%. Me Ilirin ne jemi miq prej vitesh dhe një ditë kur dola nga studio, që po punoja një këngë tjetër, dhe studiot na frymëzojnë. Ne që jemi me livet, jemi gjithë kohës me punë dhe e vuajmë këtë pjesën që nuk dalim me klipe nëpër tv, dhe i them Ilirit kam diçka por nuk e kam përfunduar dhe më thotë ma dërgo. Ai i hedh një sy dhe e plotëson si tekst, dhe nuk zgjati asnjë muaj dhe ma dërgon të përfunduar bashkë më tekst, bashkë me muzikë.

Vetë jam korçar, të gjithë i duan korçaret. Kisha kohë që e kërkoja një material të tillë, kënga ishte dedikim për bashkëshorten time, një dedikim për të gjitha korçaret.

Selimi:

Ajo që më pëlqen më shumë ishte fabula dhe një pjesë ishte një tekst jo shume i gjatë dhe thashë duhet shtuar dhe plotësuar.

Aq më shumë që mënyra se si ishte konceptuar kompozimi i këngës, donte më shumë të flitej, se mbaronte shumë shpejt.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy