11 shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi ishin pjesë e një grupi të strukturuar për trafikimin e lëndës narkotike. Identiteti i të arrestuarëve ende nuk bëhet me dije, ndërsa në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë me shtetësi greke.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 7 kg heroinë, paisje laboratorike, automjete dhe celularë.



