Kreu i Institutit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku shpalli vendet vakante në ILD, dhe theksoi monitorimin e çdo vendimi të gjykatave.
Metani tha se janë 26 vende vakante deri tani, të cilat do të bëhën të ditura në faqen zyrtare të ILD.
Ai theksoi se ILD e pret një volum i madh pune, por ka gjithë vullnetin të përballet me të gjitha shkeljet që cënon figurën e gjyqtarit dhe prokurorit.
"ILD po merret me një plan masash lidhur me problematikat e KLP dhe KLGJ", tha Metani.
Sipas Metanit, prioritet do t'u jepet ankesave për lirim para kohe të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
"Kam ardhur deri tani rreth 900 ankesa për prokurorët dhe gjyqtarët, do ti shikojmë një nga një", tha Metani.
Në lidhje me faktin se Metani është vëllai i deputetes së PS-së Eglantina Gjermeni dhe nëse lidhja e gjakut e ka ndihmuar atë të jetë në krye të ILD, vetë Metani u shpreh:
“Unë vlerësoj që koha është tregues për gjithçka dhe gjyqtari më i mirë për të gjithë”, tha Metani.



