Rusia është e gatshme për dialog me SHBA-në për kontrollin e armëve bërthamore.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia Interfax.
Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nëpërmjet një mesazhi për kombin në Telegram tha se terrorizmi rus duhet të mposhtet në çdo territor të vendit.
Terrorizmi rus duhet të mposhtet çdo ditë dhe çdo natë, në çdo rajon të Ukrainës, në qiellin mbi çdo qytet dhe fshat në Ukrainë.



