Katër shtetas iranianë janë akuzuar për komplot për të rrëmbyer një gazetare me bazë në New York, tha Departamenti i Drejtësisë në SHBA.
Megjithëse në aktakuza nuk përmendet shënjestra, Masih Alinejad, një gazetare e lindur në Iran, tha se ishte ajo.
Katër personat, të përshkruar si zyrtarë të inteligjencës, gjithashtu pretendohet se kanë komplotuar dhe ndaj një personi në Britani dhe tre të tjerë në Kanada e Iran.
Të gjithë shënjestrat kishin qenë kritikë ndaj Iranit, thuhet në aktakuzën në Manhattan.
Prokurorët thanë se qeveria iraniane kishte kërkuar të joshte gazetarin me bazë në Neë York në një vend të tretë në mënyrë që të vinte në zbatim planin e rrëmbimit.
Organizatorët besohet se janë të vendosur në Iran, thanë autoritetet.
Organizatorët punësuan hetues privatë për të spiunuar shtëpinë dhe familjen e të shënjestruarës në Brooklyn, sipas aktakuzës .
Ata gjithashtu kishin planifikuar dhe largimin, përmes varkave të shpejta të stilit ushtarak për evakuim nga New York në rrugë detare për në Venezuelë, një aleat iranian.
Alinejad, 44 vjeçe, drejton “My Stealthy Freedom”, e cila bën fushatë kundër veshjes së detyrueshme të mbulesës për gratë iraniane.
Ajo i tha New York Times se komploti tregoi se autoritetet iraniane ishin "të frikësuara" prej saj.
"Përndryshe, ata nuk do të dërgonin askënd këtu për të më rrëmbyer."
Autoritetet amerikane thanë se rrëmbyesit u ndihmuan nga një i pandehur i pestë, banori i Kalifornisë, Niloufar Bahadorifar, i cili u arrestua më 1 korrik.
Ajo nuk akuzohet për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në komplotin e rrëmbimit, por akuzohet për sigurimin e ndihmës financiare për komplotistët dhe shkeljen e sanksioneve kundër Iranit.
Bahadorifar është deklaruar e pafajshme dhe është liruar me kusht, thanë autoritetet.
Departamenti i drejtësisë gjithashtu tha se të pandehurit janë akuzuar për mashtrim, pastrim parash dhe shkelje sanksionesh.
"Siç pretendohet, katër nga të pandehurit monitoruan dhe planifikuan të rrëmbenin një shtetase amerikane me origjinë iraniane e cila ka qenë kritike ndaj autokracisë së regjimit dhe për të marrë me forcë viktimën e tyre të synuar në Iran", tha prokurori federal Audrey Strauss i New York.
William Sweeney, kreu i zyrës së FBI-së në New York, tha se tingëllonte disi si "ndonjë komplot filmi".
"Ne pretendojmë se një grup, i mbështetur nga qeveria iraniane, komplotoi për të rrëmbyer një gazetare me bazë në Sh.B.A këtu në tokën tonë dhe për ta kthyer me forcë në Iran," tha ai.



