
Një shpërthim i madh ndoshta për shkak të gazit shkaktoi një zjarr të madh në lagjen 5 të Parisit, në zemër të kryeqytetit francez. Si pasojë e zjarrit një ndërtesë është shembur, ndërsa një re e dendur tymi të zi ka mbuluar gjithë qytetin. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulanca. Fasada e godinës së djegur është shembur dhe dyshohet se ka disa persona të bllokuar brenda në rrënojat. Nga të dhënat e para flitet për 16 persona të plagosur, 7 prej tyre në gjendje të rëndë. Sakaq kryebashkiakja Anne Hidalgo ka mbërritur në vendngjarje. Të dhënat janë ende paraprake, ndërkohë që hetimet për ngjarjen janë në vijim.



