Nëse je djali i një prej njerëzve më të pasur të botës, mund t’ia lejosh vetes dasmën e ëndrrave. Adel Sajan është djali i një biznesmeni indian, Rizwan Sajan, i renditur i shtati në listën e “Forbes” për biznesmenët indianë në Dubai.
Adel Sajan u martua me të dashurën e kohës së shkollës Sana Khan në një dasmë-shëtitëse mbi Mesdhe. Kjo sepse 1100 të ftuarit e tyre bënë një udhëtim 4-ditor me kroçierë. Mes të ftuarve kishte shumë yje të Bollivudit, biznesmenë të fuqishëm etj.
Dasma si në përralla është inspiruar nga një film indian i vitit 2015.
Çdo mbrëmje në kroçerë kishte një temë të veçantë që përfshinte muzikën dhe ushqimin karakteristik të një vendi, për të cilat kanë punuar një staf muzikantëdhe dhe 75 kuzhinierë.
Për organizimin e dasmës me kosto 30 milionë dollarë është kujdesur kompania më e madhe në këtë fushë në Indi, e cila i ka dhënë anijes së stërmadhe detajet e traditës indiane.
Neil Palomba, president i “Costa Cruises”, thotë se kjo është hera e parë që një familje e vetme merr me qera një kryqëzor të tërë.
Adel dhe Sana janë njohur në shkollë. Nusja është një ish-miss dhe dentist në profesion.



