Protestuesit e parë kanë mbërritur në hyrjen veriore të Tiranës. Protestuesit po mblidhen në sheshin “Shqiponja”, ku do të protestojnë për rreth një orë, duke bllokuar rrugën. Në krye të mbështetësve në këtë pikë të kryeqytetit është caktuar kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.
PD-ja ka organizuar protesta të ngjashme edhe në katër pika kyçe të vendit. Në secilën prej tyre, në krye të mbështetësve është caktuar një deputet i PD-së.
Kështu, në Rotondën e Plugut në krye të protestuesve do të jetë Arben Ristani. Në Rotondën e Bradasheshit do të jetë Edmond Spaho. Në Rotondën e Milotit do të jetë Aldo Bumçi.Pranë mbiklaimit të Shkollës Teknologjike do të jetë Flamur Noka.



