Më shumë se 31,000 persona kanë humbur jetën në Gaza që nga 7 tetori kur nisi konflikti mes Hamasit dhe Izraelit.
Ministria e Shëndetësisë në Palestinë raporton 31,045 vdekje, 85 prej të cilave në 24 orët e fundit.
Po ashtu kjo ministri thotë se 72,654 persona janë të plagosur që prej kur filluan operacionet ushtarake izraelite kundër Hamasit pas sulmit në Izrael.



