“Krizë e sistemit politik!”, Zaimi: Rama dhe Berisha, dy monarkë që diktojnë çdo gjë në partitë e tyre

“Krizë e sistemit politik!”, Zaimi: Rama dhe Berisha, dy monarkë që diktojnë çdo gjë në partitë e tyre

Drejtori i Informacionit në MCN TV, Skerdilajd Zaimi, komentoi në studion e lajmeve protestën e opozitës, e cila sipas tij është pasojë e krizës politike në të cilën ndodhet sistemi. Zaimi theksoi se liderët e dy partive më të mëdha janë shndërruar në monarkë që diktojnë çdo gjë. 


Duke u ndalur më tej te skandali i AKSHI-t, Zaimi tha se mungesa e reagimit nga kryeministri ka arsye politike. 

 

Intervista e plotë:


-Z. Zaimi, çfarë prisni nga kjo protestë?


Përvoja e këtyre viteve na ka mësuar që duhet të jemi më të ftohtë në protesta. Produkti është shumë i diskutueshëm. 


-Ky mobilizim që kërkon të imponojë opozita e Berishës, kujt i shërben dhe çfarë qëllimi mund të arrijë?


Jemi në 2025 dhe është i njëjti njeri, me të njëjtat terma, vazhdon po lufton të pamundurën. Është i njëjti njeri që i vesh vetes misione. Është historia e zotit Berisha, e cila është e mbushur me kompromentime dhe të mos harrojmë që ai është për dy procese në SPAK. 


- Mund të ishte zgjidhje krijimi i një qeverie teknike, në kushtet kur opozita kërkon largimin e kryeministrit dhe nga ana tjetër integriteti i qeverisjes është vënë në pikëpytje të madhe pas skandalit të AKSHI-t?


I është kthyer të njëjtave formula. Berishës i duhet një fitore taktike. Qeveri teknike arriti dhe zoti Basha dhe pastaj tha i vodha vetes zgjedhjet. Nuk janë zgjidhje që ofrojnë siguri, janë më tepër mundësi për të kaluar lumin. Protesta është legjitime, por vura re një detaj që në protestat e tjera kemi parë që kryeministria është mbuluar nga dyert e të tjera. Nuk e dimë se çfarë negociojnë forcat. 


-Do ta çlironte energjinë e opozitës, jo vetëm largimi i Ramës, por njëkohësisht edhe largimi i Berishës nga drejtimi i PD?


Gjithë kjo që shohim është krizë e sistemit politik. Kemi dy monarkë respektivë në partitë kryesore që diktojnë çdo gjë: kush bëhet deputet, kush kandidon dhe si ndryshon Kushtetuta. 


-Në vetvete, skandali i AKSHI-t dhe detajet e reja që po dalin nga dosja voluminoze, përveçse pasoja penale për personat e implikuar, mund të prodhojë pasoja politike?


Skandali i AKSHI-t dallon nga të tjerat sepse kemi të bëjmë për herë të parë me grup të strukturuar kriminal. Është në një farë mënyre që rreh shtetin. Vlerësimi i SPAK kur jep masat e sigurisë për dy drejtueset e AKSHI-t, vlerëson se AKSHI është i rëndësishëm për qeverinë dhe prek dhe elementë kritikë...Në këtë pikëpamje të luash në këtë nivel me një agjenci të tillë është shumë herë më lehtë që të luash me një tender, sepse me këtë luan me sigurinë dhe ka gravitet më të rëndë. 


Është një marrëdhënie shumë delikate, për të arritur që kemi cënim të sigurisë kombëtare. Kryeministri me të drejtë ka promovuar dixhitalizimin dhe ka kaluar në “Smart City” ku prek direkt të dhënat tona dhe ka propozuar dhe mbron me forcë duke kritikuar dhe njerëz që janë pjesë të asaj fushe. Mendoj që Rama nuk reagon për këtë çështje për arsye politike. 


Ne mund të burgosim veten dosje pas dosje dhe nuk do të arrijmë asgjëkundi, sepse kjo tani është çështje e prokurorisë. Që nga 2019-2020, SPAK ka fituar audiencën kryesore në media. 


-Përmbajtja e dosjes dhe filmimet që po falin të regjistruara nga njëri prej të akuzuarve, z. Agasi në rastin konkret sa e thellojnë skandalin?


Këto materiale filmike janë filmuar në ambiente private dhe nga pikëpamja formale nuk përbëjnë shkelje. Nuk janë etike, sepse tjetri flet në mënyrë informale. Kjo puna e filmimit është një praktikë shumë e keqe në jetën publike dhe mendoj që inauguroi një etapë të re të politikës duke e zhveshur. Kjo tani është bërë praktikë dhe kjo relativizon çdo lloj autoriteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy